Në shoqërim të policisë izraelite 343 kolonë hebrenj fanatikë hynë në oborrin e xhamisë Al-Aksa, raporton Anadolu.
Zëdhënësi i Administratës së Vakëfeve Islame në Jerusalem, Firas Dibs thotë se “Që nga orët e mëngjesit e deri më tani 343 hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite kanë hyrë në oborrin e Harem-i Sherifit nga porta Megaribe”.
Dibs thotë se hebrenjtë të cilët hynë në oborrin e Al-Aksas kanë tentuar të bëjnë adhurim. Ai tha se edhe dje më shumë se 500 hebrenj kanë kryer bastisje në Al-Aksa.
Bastisjet janë shtuar më shumë se kurrë më parë
Më pas në një deklaratë me shkrim nga Fondacionet Islame të Jerusalemit thuhet se bastisjet e hebrenjve fanatikë janë shtuar në nivelin aq sa nuk është parë kurrë më parë.
Në deklaratë paralajmërohet se gjendja aktuale në Al-Aksa është ngritur në nivelin më të rrezikshëm sa nuk ka qenë kurrë më parë.
“Al-Aksa është një xhami islame dhe përgjegjësia për këtë vend është tek të gjithë muslimanët. Historia do të shkruhet nga ata që e përmbushin këtë detyrë”, thuhet në deklaratë.
Parashikohet se këto ditë kur po shënohet festa hebreje Sukot do të ketë rritje të bastisjeve nga hebrenjtë fanatikë në Al-Aksa.
Qeveria e Izraelit që nga viti 2003 e deri më tani lejon hyrjen e kolonëve hebrenj në oborrin e xhamisë Al-Aksa, nën mbrojtjen e policisë dhe kohë pas kohe vendos kufizime të moshës për hyrjet e muslimanëve. Organizata të shumta radikale dhe politikanë izraelitë kërkojnë që Harem-i Sherif-i të hapet për adhurim për ta, ku besojnë se ndodhet një tempull i hebrenjve i cili është rrënuar dy herë më parë.
Al-Aksa e cila ndodhet në Jerusalem është kibleja e parë e muslimanëve.
Vazhdon pushtimi dhe bllokada
Izraeli okupoi Jerusalemin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Në vitin 1980, ai aneksoi tërë qytetin, duke e cilësuar atë si kryeqytetin “e përjetshëm” të shtetit hebre, veprim ky që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.
Në Jerusalemin Lindor ndodhen më shumë se 200 mijë, kurse në Bregun Perëndimor më shumë se 400 mijë kolonë hebrenj. Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebreje në territorin palestinez vlerësohen si ilegale.
Izraeli që nga viti 2006 mban nën bllokadë edhe Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor