Qindra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e kompleksit të shenjtë Mesxhid Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Vakëfe Islame të Kudsit thuhet se 651 hebrenj fanatikë ia mësynë drejt Al-Aksasë përmes Portës Al-Magaribe në jugperëndim të kompleksit.
Grupi hebre, nën mbrojtjen e policisë izraelite, u largua nga Mesxhid al-Aksa pasi u end në oborret e Haram Al-Sharifit.
Hyrjet në Aksa, të cilës hebrenjtë fanatikë i referohen si “Mali i Tempullit”, pritet të vazhdojnë tutje në vijim, me rastin e festës hebreje Sukot, e cila filloi më 20 shtator dhe do të zgjasë deri më 27 shtator.
Vizitat e tilla në Al-Aksa nga hebrenjtë fanatikë bëjnë që tensionet në zonë të përshkallëzohen.
Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.
Megjithatë, që nga viti 2003, pa lejen e Administratës, hebrenjtë kanë hyrë në faltoren e shenjtë me vendimin e njëanshëm të Izraelit, të shoqëruar nga policia.
Duke i përshkruar këto vizita si bastisje, Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit deklaron se në këtë mënyrë shkelet sovraniteti i muslimanëve.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin