Google ADS

Qindra civilë largohen pasi forcat turke përparojnë në Afrin

23:22 | 12 Mars 2018
Trina Galanxhi

Qindra civilë janë larguar pasi ushtria turke po përparon dukshëm në qytetin e Afrin, me shumicë kurde në Siri.

Rebelët e udhëhequr nga Turqia kanë përparuar në periferi të qytetit Afrin që nga nisja e një sulmi në enklavën më të gjerë kurde, e cila filloi më 20 janar, transmeton portali arbresh.info

“Më shumë se 2 mijë civilë kanë ardhur në zonën e Nubul”, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Disa qindra të tjerë janë në rrugë”, thuhet në raport.

Forcat turke dhe aleatët e tyre kanë arritur që të hyjnë 2km në thellësi të qytetit, duke shkaktuar frikë te civilët.

Qyteti Afrin, qendra kryesore urbane në kufi me Turqinë, është shtëpi e rreth 350 mijë njerëzve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme