Qindra bullgarë “heshtën” në një kishë në Ruse të premten, për t’i bërë respektin e fundit Viktoria Marinovas, gazetarja televizive, e cila u vra fundjavën e kaluar, duke tronditur vendin dhe nxitur rreth lirisë së shtypit.
Trupi i 30-vjeçares Marinova, e cila punonte në një stacion televiziv lokal, u gjet në një park afër portit të Rusesë, në Danub, ku është edhe vendlindja e saj, ndërsa policia tha se ishte përdhunuar, rrahur dhe mbytur.
Një bullgar, Severin Krasimirov, 20 vjeç, u arrestua në Gjermani për vrasjen e gazetares dhe autoritetet gjermane thanë se do të ekstradohej që së shpejti të gjykohej në Bullgari, ndonëse nuk mund të thuhet ende nëse është ai fajtori.
Në shfaqjen e saj të fundit televizive, Marinova ftoi disa gazetarë investigativë, që paraqitën fakte që implikonin zyrtarë të lartë në korrupsion, ndërsa gazetarja u zotua të angazhohej në punë të ngjashme.
Prokurorët bullgarë thanë se asnjë dëshmi nuk tregon se vdekja e Marinovës ishte e lidhur me punën e saj, ndërsa dyshohet se ka qenë thjesht një sulm i rastit, apo sulm seksual, edhe pse ende po hetojnë të gjitha mundësitë./tch/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...