Qeveritë evropiane janë me vetëdije bashkëfajtore në torturën dhe abuzimin e refugjatëve dhe emigrantëve në Libi, ka thënë Amnesty International.
Në një përpjekje për të ndalur migracionin, BE-ja në mënyrë aktive është duke mbështetur një “sistem abuzimi dhe shfrytëzimi” në brigjet libiane, thuhet në raportin e grupit, transmeton portali arbresh.info nga BBC.
Fondet e Bashkimit Evropian janë duke shkuar tek autoritetet që punojnë me milicitë dhe trafikantëve të njerëzve, thotë raporti.
BE ka ofruar anije, trajnim dhe financim për rojet bregdetare libiane.
Libia është rruga kryesore për emigrantët që përpiqen të arrijnë Evropën. Arritja në Itali – destinacioni kryesor për kalimet anije – ra ndjeshëm pas sigurimit të fondeve të BE në rojet bregdetare libiane.
Por Amnesty thotë se roja bregdetare po punon me bandat kriminale dhe kontrabandistët e njerëzve të cilët janë fajtorë për një sërë abuzimesh, me dijeni të zyrtarëve të BE.
Ajo pretendon se rruga për të parandaluar migrimin ka rezultuar në “mbajtje masive, arbitrare dhe të pacaktuar” të refugjatëve dhe emigrantëve./Arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...