Ministrja suedeze e financave, Magdalena Andersson po i afrohet postit të kryeministres dhe mund të bëhet gruaja e parë në krye të qeverisë suedeze, pasi ajo u zgjodh presidente e partisë në pushtet, Partia Social Demokrate.
Ajo do të ketë nevojë për mbështetjen e një parlamenti të fragmentuar për të marrë postin e kryeministres nga Stefan Lofven, i cili dëshiron të japë dorëheqjen përpara zgjedhjeve parlamentare të muajit shtatorit të vitit 2022.
Qeveria e pakicës së Lofven mezi është mbajtur që nga ardhja në pushtet në 2014, kështu që mbërritja e Andersson në Sager Palace, rezidenca zyrtare e kryeministrit, është e pasigurt, raporton euronews.
Ajo duhet të mbështetet nga të Gjelbërit, një partner koalicioni i socialdemokratëve, dhe nga e majta dhe qendra, të cilat janë jashtë koalicionit qeverisës, por në përgjithësi mbështesin propozimet e qeverisë.
Norvegjia fqinje mori kryeministrin e saj të parë 40 vjet më parë. Shumë në vend janë të zemëruar që Suedia, e cila konsiderohet si një nga më të suksesshmet në botë kur bëhet fjalë për barazinë gjinore dhe që mburret se ndjek një politikë të jashtme “feministe” apo paqësore, nuk e ka ndjekur shembullin.
Andersson, 54 vjeç, do të bëhet kryeministre nëse nuk refuzohet nga shumica në parlament, ndoshta më vonë në nëntor.
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...