Dhjetë ushtarë të Filipineve kanë vdekur dhe tetë janë plagosur gjatë një sulmi ajror në përpjekjen për të rimarrë qytetin e pushtuar nga militantët myslimanë, raporton Reuters.
“Një grup ushtarësh u goditën nga sulmet ajrore tona … 10 të vrarë dhe 8 të plagosur”, tha sekretari i mbrojtjes Delfin Lorenzana në një mesazh për gazetarët, transmeton portali arbresh.info.
“Ndonjëherë mjegulla e luftës … Bashkërendimi nuk është bërë siç duhet, kështu që ne goditëm njerëzit tanë”.
Ai nuk tha kur ndodhi incidenti.
Forcat e armatosura të Filipineve kanë përdorur një kombinim të operacioneve tokësore nga sulmet ajrore të ushtarëve dhe helikopterëve për të zmbrapsur rebelët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik, të cilët kanë zënë pjesë të qytetit Marawi për tetë ditë./Arbresh.info
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...