Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e huaj

00:02 | 15 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë vendimin e saj, për të revokuar vizat për studentët e huaj.

Universitetet e Harvardit dhe MIT, me mbështetjen e një numri institucionesh të tjera, kishin ndërmarrë veprime ligjore kundër kësaj mase.

“Administrata ka pranuar të shfuqizojë vendimin, si dhe çdo zbatim të tij”, tha gjykatësi federal, Allison Burroughs, gjatë një seance të shkurtër gjyqësore.

Më 7 korrik, Shtetet e Bashkuara njoftuan se nuk do të japin viza për studentët ndërkombëtarë, nëse mësimi i tyre në vjeshtë zhvendoset online, për shkak të koronavirusit.

Këshilli Amerikan i Arsimit, i cili përfaqëson udhëheqësit e rreth 1,700 institucioneve të arsimit të lartë, e kishte cilësuar udhëzimin si “të tmerrshëm”./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme