Google ADS

Qeveria suedeze bëhet me transgjinorin e parë si ministër

21:21 | 30 Nëntor 2021
L G

Ministrja e re suedeze e Arsimit, Lina Axelsson Kihlblom, është personi i parë transgjinor që bëhet ministër në atë vend nordik, një vit pasi Belgjika emëroi zëvendëskryeministrin e parë transgjinor evropiane.

Kihlblom, 51 vjeç, një ish-drejtoreshë shkolle dhe avokate, është emëruar ministre në qeverinë e re socialdemokrate të kryeministres, Magdalena Andresson, e cila është bërë zyrtarisht gruaja e parë që kryeson qeverinë në Suedi.

Në librin “Will you love me now?”, Lina ka rrëfyer sesi u rrit si vajzë në trupin e djalit dhe në moshën 25-vjeçare vendosi të ndryshojë gjininë.

Trans njerëzit, siç thotë ai, “kanë ekzistuar gjithmonë, ekzistojnë edhe sot dhe ne nuk kemi më turp”. “Ne jemi normaliteti i ri”, tha ajo për televizionin publik SVT në 2018.

Kilblom është e shkurorëzuar dhe nënë e dy fëmijëve të birësuar. Ajo do të jetë në krye të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa ministrja e Arsimit. Ana Ekstrom do të jetë përgjegjëse për arsimin e lartë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme