Qeveria spanjolle njoftoi të premten se po zbatonte një gjendje alarmi për 15 ditë në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit në vend.
Duke folur gjatë një konference për shtyp, kryeministri Pedro Sánchez informoi publikun spanjoll se Kabineti do të mblidhej nesër për të vënë në fuqi masën duke i lejuar qeverisë të kufizojë përkohësisht lëvizjen e qytetarëve.
Sidoqoftë, të drejtat themelore nuk preken, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi vetëm në fazën e parë të luftimit të virusit,” tha Sánchez të premten. “Kemi disa javë shumë të vështira përpara nesh. Ne nuk mund të përjashtojmë arritjen e 10,000 [infeksioneve] deri javën e ardhshme”.
Kreu i Partisë Socialiste vazhdoi të shpjegojë se gjendja e alarmit “do të lejonte mobilizimin maksimal të burimeve kundër virusit, por fitorja do të varet nga secili prej nesh”./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë