Google ADS

Qeveria spanjolle nën presion për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme

11:23 | 25 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Shumica e rajoneve spanjolle i kanë bërë thirrje qeverisë në Madrid të ndërmarrë hapa që do të lejonin qeveritë lokale të vendosnin vetë gjendjen e jashtëzakonshme, në mes të një vale të re të infektimit masiv të koronavirusit.

Nga 17 rajone spanjolle, 10 kanë kërkuar nga qeveria spanjolle që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do t’i jepte qeverisë lokale vendosmëri në kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nëse është e nevojshme, transmeton portal arbresh.info

Reuters raporton se qeveritë spanjolle presin mbledhjen e këshillit të jashtëzakonshëm të ministrave, i cili edhe pritet të japë dritën jeshile për zbatimin e masave emergjente.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Spanjë deri më sot është 1,046,132 dhe është më i larti në Europën Perëndimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme