Lideri i Katalonjës, Carcel Puigdemont mund të “përfundojë” si ish-ministri i parë Lluis Companys, i cili u burgos dhe u ekzekutua pasi në vitin 1934 deklaroi pavarësinë e Katalonjës, ka theksuar një zëdhënës i Partisë Popullore në Spanjë.
Kërcënimi dukshëm vjen në mës te tensioneve të larta mes Katalonjës dhe Spanjës, pasi rajoni ka deklaruar se do të shpallë pavarësinë pas referendumit të 1 tetorit, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 90 për qind e katalonanëve që shkuan në votime votuan në favor të pavarësisë, edhe pse kryeministri spanjoll Mariano Rajoy dhe mbreti kanë hedhur poshtë rezultatet.
Pablo Casado, para gazetarëve ka thënë se “shpreson që Katalonia nuk do të shpallë pavarësinë”, sepse sipas tij “personi që shpall atë mund të përfundojë si përsoni që bëri deklaratën para 83 vitesh”.
Personi që bëri deklaratën 83 vjet më parë, Lluis Companys, u arrestua, u gjykua dhe u dënua me 30 vjet burg për rebelim.
I përndjekur në Francë pas Luftës Civile Spanjolle, Companys iu dorëzua përfundimisht regjimit frankoist nga nazistët dhe u ekzekutua në Barcelonë më 15 tetor 1940.
Komentet e Cascado-s kanë shkaktuar reagim të ashpër nga disa mbështetës të pavarësisë katalanase./arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...