Forcat besnike ndaj qeverisë siriane kanë bërë të ditur se kanë marrë gjysmën e Ghoutas Lindore, e enklavën e fundit të mbajtur nga rebelët, afër Damaskut.
“Forcat e regjimit kontrollojnë më shumë se 50 përqind të Ghoutas”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut në Mbretërinë e Bashkuar, trasmeton portali arbresh.info
Bombardimet ajrore kanë vrarë së pasu 20 njerëz.
Ndërkohë, në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit të OKB-së u mblodh për të diskutuar dështimin e armëpushimit që kishte miratuar javën e kaluar.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së më 24 shkurt kërkoi armëpushim 30 ditor në të gjithë Sirinë, por qeveria dhe aleati i saj kryesor, Rusia thonë se disa grupe rebele nuk e kanë respektuar atë.
Një kolonë e OKB-së u lejua të jepte ndihma në enklavë, por u largua pa shkarkuar të gjithë kamionet për shkak të shkarkimit të një predhe.
Më shumë se 700 persona janë vrarë në javët e fundit në Ghoutan Lindore, ku jetojnë rreth 400 mijë njerëz.
Shumica e viktimave janë fëmijë./arbresh.info/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...