Qeveria siriane u ka dhënë 3 ditë afat rebelëve që të largohen nga enklava në Ghoutan lindore.
Sipas një raporti të media shtetërore, afati 72 orësh ka filluar të mërkurën, transmeton portali arbresh.info
Për pak ditë bisedimet kanë qenë të bllokuara në mes të grupit të Ushtrisë së Islamit, i cili kontrollon qytetin sirian të Doumës.
Qeveria siriane dhe mbështetësit e saj rusë kanë insistuar që pjesëtart e Ushtrisë së Islamit të braktisin zonën.
Zëdhënësi i Ushtrisë së Islamit Ammar al-Hassan tha se qeveria po këmbëngul që luftëtarët e grupit të lëvizin në veri, por që i kanë hedhur poshtë këto kërkesa.
Mediat pro qeveritare kanë paralajmëruar për një ofensivë kundër Domës, nëse rebelët refuzojnë të tërhiqen.
Sipas autoriteteve siriane deri me tani nga Ghouta janë larguar rreth 130 mijë civilë dhe rreth 11 mijë rebelë./arbresh.info/
Horoskopi për sot
Sot përurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marec
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...