Google ADS

Qeveria siriane e gatshme të shkëmbejë të burgosurit me rebelët

14:12 | 13 Shkurt 2017
Arbresh.info

Qeverisa e Sirisë ka thënë se është e gatshme të bëjë shkëmbimin e të burgosurve me grupet e rebelëve, një masë potenciale për ndërtimin e besimit mes palëve në konflikt, teksa Kombet e bashkuara përpiqen që të hapin bisedime të reja për paqen.

Opozita për një kohë të gjatë ka kërkuar lirimin e të burgosurve nga ana e qeverisë, si një nga aksionet humanitare që ata duhet të ndërmarrin para se të fillojë çfarëdo e ardhme politike në Siri, transmeton arbresh.info.

Ndërsa qeveria ka thënë se ishte “gjithmonë e gatshme” të shkëmbejë të burgosurit që ajo mban nëpër burgje me njerëzit “e kidnapuar nga grupet terroriste”, ka thënë një zyrtar qeverisës.

Një zyrtar nga ana e rebelëve ka thënë se çështja ishte ngritur nga ata gjatë bisedimeve të Astanas dhe se numri i personave që mbahen nga Damasku është dukshëm më i lartë se ai që grupet e rebelëve mbajnë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme