Qeveria polake shpërblen veten me 10 paga

09:25 | 13 Maj 2018
A. B.

Parlamenti i Polonisë, i cili dominohet nga Partia euroskeptike “Ligji dhe Drejtësia” ka miratuar një projektligj për uljen e pagave të deputetëve me 20 për qind, pas kritikave publike ndaj shpërblimeve financiare për ministrat.

Parlamenti miratoi ligjin të enjten me një shumicë prej 240 votash, ndërsa partitë kryesore të opozitës abstenuan, shkruan Reuters.

Ligji do të shkurtojë shpërblimin e deputetëve nga niveli aktual prej 10,000 zloty ($ 2,802) në muaj, pasi ish kryeministri Beata Szydlo vitin e kaluar vendosi të shpërblejë veten dhe ministrat e kabinetit të saj me më shumë se 10 paga mesatare mujore

Që atëherë, mbështetja për partinë në pushtet është dobësuar, ndikuar kjo edhe nga faktorë të tjerë.
Kreu i partisë “Ligji dhe Drejtësia” Jaroslaw Kaczynski muajin e kaluar u bëri thirrje ministrave të japin shpërblimet e tyre financiare për bamirësi dhe paralajmëroi shkurtimet e pagave për anëtarët e parlamentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme