Ministri i Brendshëm i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), Fathi Bashagha, njoftoi se pjesëtarët e firmës ruse të sigurisë që luftojnë në anën e gjeneralit rebel Khalifa Haftar kanë përdorur gaz kimik nervor në kryeqytetin Tripoli, raporton Anadolu Agency (AA).
Milicitë të lidhura me (firmën) Wagner përdorën gaz nervor kundër njësive tona të armatosura në rajonin Salahaddin në jug të kryeqytetit Tripoli”, tha Bashagha në një konferencë për media.
“Ne kemi një bashkëpunim të fortë me Turqinë, SHBA-në dhe Britaninë për arritjen e sigurisë në Libi”, theksoi Bashagha, duke shtuar se edhe Tunizia dhe Algjeria gjithashtu po i ofrojnë vendit mbështetje në çështjet e sigurisë.
Ai deklaroi se milicitë e lidhura me Khalifa Haftar, drejtuesin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, kanë mbyllur valvulat e gazit natyror që furnizojnë termocentralet dhe shtoi se militantët duhet të tërhiqen nga ato rajone.
Grupi Wagner
Firma kontroverse ruse e sigurisë Wagner njihet për dërgimin e mercenarëve në Siri, Ukrainë, Libi dhe vendet e Afrikës. Emri i grupit është dëgjuar shpesh gjatë aneksimit ilegal të Krimesë nga ana e Rusisë dhe mbështetjes për grupet separatiste në lindje të Ukrainës. Wagner po lufton në front në anën e Haftarit me rreth 1.400 mercenarë në Tripoli.
“EBA kërkon vazhdimin e kaosit në Libi”
Duke folur për rolin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Libi, Bashagha tha se ky vend paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Libisë.
“EBA kërkon vazhdimin e mjedisit të kaosit në Libi”, deklaroi Bashagha.
Që nga rrëzimi i sundimtarit disadekadësh të vendit, Muammar Gaddafi, në vitin 2011, në vend janë shfaqur dy pushtete: ajo e Haftarit në Libinë lindore, e mbështetur kryesisht nga EBA dhe Egjipti, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe ndërkombëtare.
GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar dhe më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë si pasojë e dhunës. Qeveria e Tripolit nisi operacionin “Stuhia e Paqes” më 25 mars për të zmbrapsur sulmet ndaj kryeqytetit.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara