Qeveria në Pekin po shton më tej kontrollin e saj ndaj grupeve minoritare në rajonin autonom të Xinjiangut, ndërsa vazhdon të përdorë fushatën e saj të deradikalizimit për të shtypur banorët lokalë, paralajmërojnë liderët ujgur dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.
Kina filloi një fushatë në prill të 2017-së për të arrestuar myslimanët lokal të ujgurëve të akuzuar për mbajtjen e ndjenjave ekstremiste dhe vendosjen e tyre në kampet e ri-arsimimit.
Vlerësimet e numrit të personave të ndaluar shkojnë nga 120 mijë në më shumë se 1 milion njerëz.
Dolkun Isa, kreu i Kongresit Botëror të Ujgurëve, i tha Zërit të Amerikës se Qeveria kineze kohët e fundit filloi burgimin e më shumë Ujgurëve etnikë, sidomos gjatë Ramazanit, e cila filloi më 16 maj dhe do të vazhdojë deri në mes të qershorit.
“Ata po vazhdojnë të vënë njerëz në ato kampet e përqendrimit, ndërkohë që shumë pak njerëz mund të dalin. Askush nuk e di se me cilat kushte ata ndalojnë njerëzit. Askush nuk ndihet i sigurt”, tha Isa.
Ai shtoi se Qeveria ka ndaluar që nga viti i kaluar praktikat më të shumta fetare të myslimanëve, duke përfshirë privimin e punonjësve të qeverisë nga agjërimi dhe vizita në xhami gjatë Ramazanit, ndërsa në të njëjtën kohë organizuan gara për konsum të alkoolit dhe mishit të derrit.
“Nëse dikush në punë përpiqet të agjërojë fshehurazi, ata do t’i japin atij ushqim dhe ujë gjatë drekës”, shtoi ai. /30Ditët/
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...