Qeveria kanadeze do të dhurojë 17.25 milionë dollarë kanadeze në ndihmë të popullit sirian.
Fundi i regjimit të Bashar Al Asaad në Siri mbylli konfliktin 13 vjecar të luftës e cila ka lënë pas dëme të jashëtzakonshme.
Në vizitën e tij të fundit në rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë, ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë Ahmed Hussen ripohoi angazhimin e Kanadasë ndaj popullit të Sirisë dhe njoftoi 17.25 milionë dollarë (11.97 milionë dollarë amerikanë) në financim për ndihmën humanitare për të adresuar nevojat e tyre urgjente,” tha ai, duke shtuar se financimi “do të jepet përmes partnerëve me përvojë humanitare”.
“Kanadaja vazhdon të jetë thellësisht e shqetësuar nga situata e tmerrshme humanitare në Siri”, thuhet në deklaratën e tij.
Ndihma do të konsistojë në sigurimin e ujit dhe ushqimit, parandalimin e dhunës me bazë gjinore; shërbimet sanitare dhe higjienike si dhe shërbimet shëndetësore. / abcnews.al
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Risi në platformën e-Albania/ Rama: “Diella”, asistentja vir...
Kaluan ilegalisht kufirin, policia ndalon pesë serbë në dy r...
Zjarr në disa biznese në Suharekë, Muharremaj: Po mundohemi ...
LVV sot e vazhdon fushatën në Shtime dhe Ferizaj
Nën kërcënimin e sëpatës dhe thikës, një personi i vidhet zi...