Europa dhe veçanërisht vendet më afër Lindjes së Mesme janë përfshirë nga një valë e jashtëzakonshme të nxehti.
Një ndër vendet që do goditet më ashpër është ishulli i Qipros, ku qeveria në pjesën turke ka vendosur t’ua ndalojë punëtorëve të punojnë për tri ditë mes orëve 12:00 dhe 16:00.
Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale në Qipron Turke ka urdhëruar që të mos punohet jashtë, nën diell, në oraret e drekës në datat 12, 13 dhe 14 korrik, raporton infoelbasan.
Vendimi është marrë pas raportit për parashikimin e motit nga Instituti Meteorologjik. Ministria, po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse shikojnë punëtorë që thyejnë urdhrin të njoftojnë në numrin 102.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...