Ministria e Shëndetësisë në Japoni ka miratuar lejimin e mjekëve për të trajtuar nëpërmjet telefonave të mençur ose kompjuterëve personalë pacientët të cilët dëshirojnë të lënë duhanin.
Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies ka njoftuar të gjitha prefekturat mbi miratimin e ligjit, që ka hyrë në fuqi të premtën e kaluar, transmeton portali arbresh.info
Për aq kohë sa një pacient i nënshtrohet kontrolleve të rregullta mjekësore, një person që kërkon ndihmë për trajtimin e lënies së duhanit, do të përjashtohet nga ekzaminimet fillestare para se të trajtimi të fillojë.
Gjithashtu, pacientët nuk kanë nevojë që të shkojnë dhe të shohin një mjek për të marrë recetë për medikamente mbi ndalimin e pirjes së duhanit.
Ministria ka miratuar se mjekët dhe pacientët që duan të heqin dorë nga ky ves, do të komunikojnë përmes email-it, shërbimeve të rrjetit social, telefonave dhe kompjuterëve personal./Arbresh.info
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona