Qeveria italiane ka aprovuar gjatë orëve të fundit, një paketë të re ligjore mbi përballimin e problematikës së fluksit të madh të emigrantëve që cdo ditë mbërrijnë në brigjet e në territorin italian.
Nën propozimin e Ministrit të drejtësisë Marco Minniti e Ministrit të Drejtësisë Andrea Orlandi është miratuar një projekt ligjor që përmban dispozita urgjente për përshpejtimin e procedurave administrative e juridike ndaj emigrantëve që kërkojnë statusin e refugjatit në mbrojtje ndërkombëtare, ndaj operacioneve të identifikimit të personave me prejardhje nga vendet jashtë Bashkimit Europian si dhe ndaj efikasitetit të luftës kundër emigracionit ilegal.
E reja absolute e kësaj pakete normative është reduktimi vetëm në një shkallë gjykimi, i kërkesave të azilkërkuesve, bazuar në një model të ri ligjor të përcaktuar nga Gjykata Evropiane e mbojtjes së të drejtave të njeriut.
Biseda me azilkërkuesin do të regjistrohet duke u vënë në dispozicion të gjykatësit që do të vendosi pranimin o mospranimin e kërkesës së statusit të refugjatit si dhe do shkurtohet nga 6 në 4 muaj afati i përfundimit të këtij procesi.
Paketa ligjore e qeverisë italiane parashikon gjithashtu ngritjen e 21 qendrave të reja e të përkohshme për riatdhesimin e emigrantëve, me kapacitet 1600 poste secila të shpërndara në mënyrë homogjene në të gjithë territorin kombëtar e larg qendrave të banimit.
Pranë Gjykatave më Bari, Bolonjë, Breshia, Kaliari, Katania, Katanzaro, Firence, Milano, Palermo, Roma, Napoli, Torino e Venezia do të ngrihen 14 seksione të reja të specializuara në fushën e emigracionit e të drejtës ndërkombëtare të azilkërkuesve.
Komisonet territoriale do të raforcohen me punësimin e 250 specialistëve të rinj për të përshpejtuar kërkesat e njohjes së statusit të emigrantit si dhe për t’i ardhur në ndihmë procesit të identifikimit e të riatdhesimit të tyre.
Gjithashtu mes Prefekturave e komunave do të vendosen linja të reja bashkëpunimi me qëllimin punësimin e azilkërkuesve në sektorin e shërbimeve sociale.
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës