Qeveria italiane mbyll shkollat dhe universitetet

14:30 | 4 Mars 2020
Arbresh.info

Qeveria italiane do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet në vend deri në fund të marsit për shkak të shpërthimit të koronavirusit, raporton agjencia e lajmeve Ansa.

Zyrtarët shtetërorë më parë raportuan për një rritje të rasteve të të infektuarve dhe vdekjeve nga virusi, transmeton portali arbresh.info.

Foto nga ANSA

Infektimi është përhapur, me të paktën 79 persona të vdekur dhe më shumë se 2.500 të prekur.

Me një dekret urgjent të miratuar në një takim në selinë e agjencisë së mbrojtjes civile në Itali, qeveria miratoi kompetenca të veçanta për të ndaluar njerëzit të largoheshin ose të hynin në zonat e prekura./arbresh.info

Turistët veshin maska mbrojtëse për fytyrën gjatë vizitës në Romë, Itali, 04 Mars 2020. Koronavirusi pritet t’i kushtojë sektorit të turizmit në Itali 7.4 miliardë euro në humbje në tremujorin e ardhshëm – 1 Mars – 31 maj – me një humbje të vlerësuar prej 31.625 turistë gjatë këtij tremujori
FOTO-ANSA/ CLAUDIO PERI

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme