Irani tha të dielën se, hapja e një çështje gjyqësore nga Gjykata Revolucionare për një ish agjent të Byrosë Federale të Hetimeve që u zhduk në atë vend në vitin 2007 në një mision të paautorizuar të CIA-s, ishte çështje për “zhdukjen e individit”, dhe jo shenjë se ndaj personi në fjalë po ngriheshin akuza.
Komentet e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Abbas Mousavi, vijnë ndërsa qeveria iraniane e pranon rastit e zhdukjes së zotit Robert Lenvinson ndërsa janë ripërtërirë pyetjet lidhur me vend-ndodhjen e tij. Shtetet e Bashkuara po ofrojnë 25 milion dollarë për informacione rreth asaj që ndodhi me zotin Levinson, i cili u zhduk nga ishulli Kish i Iranit me 9 mars të vitit 2007.
Duke folur për gazetarët, zëdhënësi Mousavi tha se për zotin Levinson “nuk ka asnjë çështje juridike apo kriminale në asnjë gjykatë të Republikës Islamike të Iranit”. “Është normale hapja e një çështje sikurse bëhet për çdo individ të zhdukur kudo në Iran”, tha zëdhënësi iranian.
Sidoqoftë, Irani e pranoi se Gjykata Revolucionare kishte një çështje të hapur për zotin Levinston gjatë një depozite në Kombet e Bashkuara. Agjencia e lajmeve Associated Press ka siguruar një kopje të raportit të Kombeve të Bashkuara lidhur me njoftimin të shtunën.
Gjykata Revolucionare e Iranit zakonisht trajton çështje të spiunazhit, kontrabandës, blasfemisë dhe përpjekjeve për të rrëzuar qeverinë islamiste.
Perëndimorët dhe iranianët me dy shtetësi, shpesh dënohen brenda këtyre gjykatave me dyer të mbyllura, duke u bërë më pas objektivë marrëveshjesh në negociata.
Për vite me radhë zyrtarët amerikanë thoshin se zoti Levinston, një hetues i respektuar i Byrosë Federale të Hetimeve që njihet për goditjen e mafiozëve rusë dhe italianë, ishte duke punuar për një firmë private gjatë udhëtimit të tij.
Në dhjetor të vitit 2013, Associated Press zbuloi se zoti Levinson në fakt kishte qënë në një mision për analistët e Agjencisë Qendrore të Zbulimit të cilët nuk kishin autoritet për të drejtuar operacione spiunazhi.
Familja e zotit Levinsion kishte marrë një shumë prej 2.5 milion dollarësh nga Agjencia Qendrore e Zbulimit me qëllim ndalimin e një padie gjyqësore që zbulonte detaje nga puna e tij. Agjencia pushoi nga puna tre analistë veteranë dhe mori masa ndaj shtatë të tjerëve.
Që nga zhdukja e tij, vetëm në vitin 2010 dhe 2011 dolën foto dhe video që e tregonin atë me mjekërr dhe flokë gjatë, ndërsa ishte i veshur me një uniformë ngjyrë portokalli të ngjashme me uniformat që veshin të ndaluarit në burgun e Guantanamos.
Për vite me radhë Irani ka ofruar deklerata kontradiktore lidhur me zotin Levinsion. Famlilja e tij aktualisht ka hedhur në gjyq Iranin në një gjykatë federale amerikane, në prentedimet se qeveria e atij vendi e kishte rrëmbyer atë./voa/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media