Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasditen e sotme, lidhur me krizën me refugjatët nga Lindja e Mesme pasi Presidenti turk Erdogan urdhëroi që të largoheshin ku të dëshironin.
Këshilli Qeveritar Grek për Sigurinë e Shtetit është mbledhur nën drejtimin e Kiriakos Mitsotakis dhe priten vendime parandaluese pasi mijëra refugjatë tashmë i janë drejtuar Greqisë.
Për personat që vijnë tashmë nga kufiri me Turqinë, autoritetet greke dërgojnë një mesazh paralajmërues në celularët e tyre ku shkruhet “Niveli i sigurisë në kufirin grek është rritur në maksimum. Mos kaloni kufirin grek në mënyrë ilegale”.
BE gjithashtu i është përgjigjur kërkesës së qeverisë greke me pajisje ekstra dhe forca të shumta Frontex.
Policia dhe ushtria greke është angazhuar maksimalisht në kufijtë detarë dhe tokësorë me Turqinë për të mos lejuar klandestinët të hyjnë në territorin grek duke përdorur arrestimet si dhe gazin lotsjellës.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...