Qeveria gjermane dënon ashpër vrasjen e gazetares bullgare: Fillimisht Malta, më pas Sllovakia e tani Viktoria

17:30 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Qeveria gjermane ka dënuar ashpër vrasjen e gazetares hulumtuese bullgare Viktoria Marinova, duke e cilësuar si një “vrasje të tmerrshme dhe brutale”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka deklaruar se është e nevojshme që urgjentisht të fillojnë hetimet dhe kjo vrasje makabre të zgjidhet, transmeton Telegrafi.

Sven Gigold, anëtar i të gjelbërve në Parlamentin Evropian, ka deklaruar se e gjithë Evropa duhet të jetë e shqetësuar për shkak të kësaj vrasje.

“Fillimisht Malta, më pas Sllovakia, kurse tani Bullgaria. Është e papranueshme që në Evropë gazetarët të vriten”, ka deklaruar Gigold.

Ai i ka bërë thirrje Parlamentit Evropian, që sa më shpejt ta dërgojnë delegacionin në Bullgari për të ndihmuar në hetime dhe ndriçimin e rastit.

Gazetarja bullgare ishte rrahur brutalisht, përdhunuar dhe më pas është ngufatur në qytetin Ruse në pjesën veriore të Bullgarisë, kurse trupi i saj është gjetur në një park në afërsi të lumit.

Marinova ka gazetare hulumtuese dhe redaktore në televizionin bullgar TVN, dhe raportonte për korrupsionin lidhur me fondet e BE-së. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme