Qeveria e Venezuelës ka zbuluar dëshmi të reja për të demonstruar bashkëpunimin e supozuar dhe lidhjet e liderit të opozitës Juan Guaido me paramilitarët kolumbianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media të mërkurën, ministri për Komunikim i Venezuelës, Jorge Rodriguez prezantoi një video dëshmi të Argenis Vaca, një anëtar i Los Rastrojos, një grup paramilitar i trafikut të drogës në kufijtë e Kolumbisë.
Sipas kanalit televiziv “TeleSur” me qendër në Karakas, në video, Vaca, me emrin e njohur si Vaquita, detajon çdo hap të ndërmarrë për të ndihmuar Guiado-n të hyjë në Kolumbi më 22 shkurt, kur ai drejtoi një përpjekje të dështuar për të lejuar ndihma humanitare në Venezuelë.
Ai tha se karteli i drogës shkaktoi kaos dhe vendosi barrikada të shumta në rrugë në disa zona të Venezuelës për të shpërqendruar vëmendjen e autoriteteve shtetërore nga zonat nëpër të cilat udhëtoi Guaido.
Vaca shtoi se paramilitarët gjithashtu shpallën një shtetrrethim të paligjshëm në zonat ku do të udhëtonte Guaido, në mënyrë që askush të mos e shohë atë të arrinte në atë ngjarje.
Sipas dëshmisë së tij, dhuna ishte ndezur në kufirin kolumbiano-venezuelian në shtetin Tachira për të krijuar një pozitivitet fals nën arsyetimin e ndërhyrjes së huaj ushtarake ndaj Venezuelës.
Gjatë prezantimit të tij, Rodriguez tha se asnjë politikan në historinë e Venezuelës nuk ka qenë më “i nënshtruar” dhe “i pabesë” sesa Guaido.
Në fund të shtatorit, Guaido u përball me një hetim për fotografitë që e tregonin atë me liderin e Los Rastrojos, Jonathan Orlando Zambrano Garcia.
Guaido pohoi se ai nuk i njihte njerëzit me të cilët u fotografua që ishin drejtues dhe anëtarë të grupit paramilitar.
Në një video të shpërndarë në Twitter të mërkurën vonë, Guaido paralajmëroi mbështetësit e tij kundër “lajmeve të rreme”.
Dimal Basha ka disa vërejtje për rregulloren e Komisionerit ...
Buja: Krasniqi ka qenë zëdhënës, s’ka pasur të bëjë me detyr...
Rregullorja për Komisionin Parlamentar të FSK-së, Selimi: Nu...
Zvicra publikon listën për Ligën e Kombeve, katër shqiptarë ...
Osmani në Hungari, falënderon kryeministrin Victor Orbán për...
Luftimi i trafikimit, Britania do të nënshkruaj marrëveshje ...