Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, ka dhënë një javë kohë për të gjetur homoseksualët dhe për t’i mbyllur në burg përjetë, ose së paku 30 vite.
Për t’i gjetur ata është krijuar një skuadër speciale që do të gërmojë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një ekip ku përfshihen agjentë të policisë, psikologë dhe anëtarë Autoritetit Rregullator të komunikimit në Tanzani.
Makonda ka ftuar gjithë qytetarët që të fshijnë çdo material me pullë të kuqe nga celularët e tyre brenda kësaj jave, duke saktësuar se qeveria po ndërhynë pasi rreziqet e lidhura me aktivitetin seksual, pengojnë zhvillimin e vendit.
“Më jepni emrat e tyre dhe ekipi im do nisë të vërë dorë ndaj tyre duke nisur nga java që vjen. E bëj në emër të Zotit”, deklaroi Makionda.
Kohë më parë Makionda ka mbyllur të gjitha klinikat për të kuruar Hiv, pasi dyshohet se promovojnë raportet homoseksuale.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...