Qeveria e Spanjës nuk do ta lejojë ish-presidentin katalunas që të kandidojë për president
Qeveria e Spanjës është deklaruar që do të përdorë çdo formë ligjore për ta ndaluar kandidimin e ish presidentit katalunas, Carles Puigdemont, për të udhëhequr prapë këtë regjion, shkruan rt, transmeton arbresh.info
Qeveria e ka pyetur këshillin e shtetit nëse qeveria ka të drejtë ta kërkojë një gjë të tillë, ka bërë të ditur zëvendës kryeministri spanjoll Soraya Saenz de Santamaria.
Nëse këshilli e miraton këtë kërkesë, të gjitha votat që do të marrë Puigdemont do të konsiderohen të pavlefshme.
Veç tjerash ligji e ndalon Puigdemont që të kandidojë për shkak të akuzave të ngritura kundër tij./Arbersh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...