Google ADS

Qeveria e SHBA-së mbyllet pjesërisht, shkak mosmarrëveshjet për murin në kufi me Meksikën

08:17 | 22 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është mbyllur pjesërisht pas një grindje të ashpër lidhur me kërkesat e presidentit Donald Trump, që Kongresi të ndajë pesë miliardë dollarë për ndërtimin e një muri gjatë kufirit me Meksikën.

Pasi nuk u arrit një marrëveshje buxhetore, udhëheqësit e Kongresit dhe ata të Shtëpisë së Bardhë, u zotuan se do të vazhdojnë bisedimet gjatë fundjavës në mënyrë që të arrihet një marrëveshje para festave të fundvitit.

Mbyllja e pjesshme e Qeverisë erdhi pasi Trump ka refuzuar që ta pajtohet mbi një marrëveshje financimi afatshkurtër të propozuar nga senatorët demokratë dhe republikanë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Trump e ka refuzuar këtë marrëveshje pasi që në të nuk përfshiheshin edhe pesë miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.

Ndërtimi i një muri të tillë, ka qenë një ndër zotimet kryesorë të Trumpit gjatë fushatës presidenciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme