Qeveria e Jemenit njoftoi se do të sigurojë 12 milion vaksina në vitin 2021

11:58 | 15 Shkurt 2021
Arbresh.info

Kryeministri Maeen Abdulmalik Saeed ka udhëzuar Ministrinë e Shëndetit Publik të realizohet shpërndarja e vaksinës COVID-19 në vend dhe të bëhet administrimi i saj sipas përparësisë.

Qeveria e Jemenit njoftoi se 12 milionë doza të vaksinës pritet të arrijnë në vitin 2021 në kuadër të fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve SABA të qeverisë së Jemenit, Ministria e Shëndetit Publik e Jemenit mbajti një takim në kryeqytetin e përkohshëm Aden.

Kryeministri Maeen Abdulmalik Saeed ka udhëzuar Ministrinë e Shëndetit Publik të realizohet shpërndarja e vaksinës COVID-19 në vend dhe të bëhet administrimi i saj sipas përparësisë.

Ministri i Shëndetit Publik i Jemenit Qassem Buhiybe ka njoftuar se 12 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 pritet të arrijnë në vend në vitin 2021.

Mijëra njerëz kanë humbur jetën në luftën e cila tashmë gjashtë vjet ka shkatërruar Jemenin. Duke qenë një nga vendet më të varfra në botë, kriza humanitare në Jemen ka arritur përmasa të tmerrshme si pasojë e luftës civile./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme