Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partneri i saj qeverisës, Partia e Lëvizjes Nacionaliste, hodhën poshtë një propozim parlamentar të Partisë Popullore Republikane për të njohur masakrën e serbëve në Srebrenicë si gjenocid.
Aktivistët e të drejtave të njeriut pohojnë se një nga arsyet e mundshme për një vendim të tillë është ruajtja e marrëdhënieve me Serbinë, raporton t24.
Partia Popullore Republikane propozoi gjithashtu që 11 korriku të shpallej Dita e Përkujtimit të Gjenocidit, në kujtim të vrasjeve të disa mijëra burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995, por shumica në pushtet e kundërshtoi atë gjithashtu.
“Nuk mund ta kuptoj pse e refuzuan këtë projektligj, ky është një skandal”, tha aktivisti turk për të drejtat e njeriut dhe deputeti i Partisë “Yeşil Sol”, Omer Faruk Gergelioglu.
Ky i fundit deklaroi se ka pyetur përfaqësuesit e shumicës qeverisëse për arsyet e vendimit të tyre, por përfaqësuesit e partisë së Erdoganit iu përgjigjën shkurt, “nuk është puna jote”.
Nën presidentin Erdogan, i cili ka drejtuar vendin për 21 vjet, Turqia është bërë një lojtar aktiv në Ballkan dhe i ka kushtuar vëmendje të veçantë komuniteteve myslimane, përfshirë boshnjakët.
Gergerlioglu beson se kishte tre arsye pse koalicioni qeverisës i Erdoganit e hodhi poshtë projektligjin.
“Së pari, ata nuk duan të hyjnë në diskutime për gjenocid, sepse nuk duan të përkeqësojnë marrëdhëniet me Serbinë. Së dyti, ata e refuzuan këtë propozim sepse ishte propozuar nga partia më e madhe opozitare dhe së treti, kanë frikë nga efektet e tij për shkak të diskutimit për gjenocidin armen”, pohoi ai./telegrafi
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...