Presidenti i Venezuelës ka njoftuar se qeveria dhe opozita kanë arritur marrëveshje për të krijuar një “tavolinë të përhershme të dialogut”, një ditë pasi përfunduan bisedimet në Barbados për zgjidhjen e krizës politike në vend.
“Pas tre ditëve të dialogut intensiv me opozitën e venezuelase, ne kemi arritur një marrëveshje që të krijojmë një tavolinë të përhershme të dialogut”, shkruan Nicolas Maduro në rrjetet sociale.
Presidenti i Venezuelës theksoi se ka “besim të plotë se qeveria dhe opozita do të arrijnë shumë shpejt një marrëveshje të shkëlqyer të paqes dhe bashkëjetesës”.
Maduro gjithashtu çmoi vullnetin e qeverisë norvegjeze, e cila ishte ndërmjetësuese në këto bisedime.
Bisedimet në Barbados erdhën pas bisedimeve në Oslo të Norvegjisë, të mbajtura në muajin maj, por që nuk dhanë rezultat.
Trazirat politike mes presidentit Maduro dhe liderit të opozitës Juan Guaido kanë vazhduar në Venezuelë që nga 10 janari.
Guaido u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, duke e cilësuar si mashtrim rizgjedhjen e Maduros në vitin 2018, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe rreth 50 shtete të tjera.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin