Deputetët britanikë akuzuan qeverinë se vonoi botimin e një raporti mbi ndikimin e mundshëm rus përpara referendumit të Brexit-it në vitin 2016, në një përpjekje për të mos publikuar detaje deri pas zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të ardhshëm.
Michael Gove, një ministër i lartë në qeverinë e kryeministrit konservator, Boris Johnson, deklaroi për BBC-në se raporti po kalonte procedurat e duhura dhe do të publikohet në kohën e duhur.
I pyetur nëse qeveria po përpiqej të fshihte raportin deri pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, Gove u përgjigj se “unë nuk kam asnjë lidhje me këtë raport”.
“Michael Gove fyen inteligjencën e publikut. Është mjaft e qartë që qeveria nuk po e ndjek procesin e zakonshëm. Aty ka një mbulim”, shkroi në Twitter, Chuka Umunna, zëdhënës i opozitës liberal-demokrate.
“Mesa duket ky raport është i vlefshëm sepse ne e dimë dhe unë mendoj se është pranuar gjerësisht që rusët kanë kërkuar të ndërhyjnë në proceset demokratike të vendeve të tjera në të kaluarën”, deklaroi Dominic Grieve, një deputet pro-BE-së./expres/
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurt...
Prishtina emëron Lekë Tërmkollin, trajner të ri kondicional
Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prish...
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...