Studentët në Brazil nuk do të jenë më në gjendje të përdorin celularët e tyre në shkollë pasi Kongresi miratoi një projekt-ligj që synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për efektet e dëmshme të ekraneve.
Deputetët, prindërit dhe qeveria e presidentit Luis Inácio Lula da Silva kërkojnë kufizime në përdorimin e telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme.
Më shumë se gjysma e fëmijëve në Brazil nga mosha 10 deri në 13 vjeç kanë celularin e tyre. Kjo përqindje shkon në 87,6% për adoleshentët e moshës 14 deri në 17 vjeç.
Sipas të dhënave nga komisioni i internetit i Brazilit, pothuajse dy të tretat e shkollave në vend kanë miratuar kufizime për përdorimin e telefonave celularë, por 28% e ndalojnë plotësisht përdorimin e tyre.
Projektligji, i cili mbulon studentët nga 4 deri në 17 vjeç, u miratua nga Senati dhe tani duhet të ratifikohet nga Lula.
Për të ruajtur shëndetin mendor, fizik dhe psikologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve, telefonat celularë do të ndalohen në shkolla, si në klasa ashtu edhe gjatë pushimeve, sipas projektligjit.
Ligji lejon përdorimin e mediave elektronike vetëm për qëllime edukative ose aksesueshmërie.
82% e prindërve në Brazil pajtohen me ndalimin e telefonave celularë në shkolla, sipas një sondazhi të kryer nga instituti Locomotina y QuestionPro./abcnews.al
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...