Qentë e Bidenit do të kthehen në Shtëpinë e Bardhë pas incidentit

10:03 | 10 Mars 2021
V. S.

Këtë javë është raportuar që dy qentë e presidentit Joe Biden dhe Zonjës së parë Jill Biden, u kthyen në familje në Delaware, pas një incidenti.

Tani kanë dalë më shumë detaje dhe thuhet se qentë do të kthehen në Uashington.

“Champ dhe Major, janë akoma duke u ambientuar dhe mësuar me rrethinën e tyre dhe njerëzit e rinj”, tha sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në një deklaratë për CNN.

“Dhe të hënën, qeni më i ri i familjes së parë, Major, u befasua nga një person i panjohur dhe reagoi në një mënyrë që rezultoi në një dëmtim të vogël të individit”.

Major është një qen shpëtimi i adoptuar nga çifti në nëntor të vitit 2018. Ai është qeni i parë i shpëtimit që banon ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë shtoi se “Po, ata do të kthehen”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme