Tetë persona të kombësive të ndryshme, në mes tyre edhe 3 shqiptarë janë shoqëruar në komisariat për shkak të qëndrimit të paligjshëm në Acerra.
Mediat italiane raportojnë se tre shqiptarët me iniciale: A.E. 24 vjeç, V.A. 40 vjeç dhe L.L. 24 vjeç u shoqëruan në Zyrën e Emigracionit të Stacionit të Policisë së Napolit, ku, pas aktiviteteve të verifikimit të dokumentave dhe rezultatit të gjykimit dhe vlerësimit të dëbimit, sot ata do të shoqërohen në aeroportin Fiumicino për t’u riatdhesuar në Shqipëri.
Gjatë kontrolleve për verifikimin shtetasve të huaj në territorin italian një tjetër 21 vjeçar shqiptar me iniciale L.L. dhe një 36 vjeçar polak me iniciale W.A. u shoqëruan në Zyrën e Emigracionit për detyra të mëtejshme administrative.
Ndërsa një 35-vjeçar nigerian me iniciale S.M., i njohur në polici dhe i paligjshëm në territorin kombëtar, u dërgua në Brindisi për t’u dëbuar. /abcnews.al
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës