Sulmet e mëtutjeshme ndaj Sirisë do të varen nga presidenti, Bashar Al-Assad. Kështu ka deklaruar sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis. Sipas tij, ky ishte një “sulm i vetëm” ndaj regjimit të Asadit.
“… varet nga ajo nëse në të ardhmen përsëri do të përdorë armë kimike, ky ishte vetëm një sulm”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës ishin tri shtetet e fuqishme të cilat goditën regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asad.
Goditje kryesore ka marrë qendra për kërkimin e armëve kimike në afërsi të Damaskut, depoja e armëve kimike dhe qendra e komandës në lidhje me armët kimike, të cilat ndodhen në perëndim të qytetit Homs.
Jim Mattis si dhe shefi i përgjithshëm i ushtrisë amerikane, Joseph Dunford, në një konferencë për media thanë se sulmi është përgjigje ndaj sulmit me armë kimike, i cili ndodhi më 7 prill në Duma të Sirisë.
“Asadi po shkel ligjin ndërkombëtar, duke vrarë gra, fëmijë dhe njerëz të pafajshëm me armë kimike”, ka deklaruar ai, duke shtuar se së bashku me aleatët arritën në përfundimin se kjo është e papranueshme. /Indeksonline/
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...