Google ADS

Qëndrimi proteksionist i SHBA-ve mund të vështirësojë takimin e G20

14:59 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Qëndrimi proteksionist i administratës së re amerikane mund të rëndojë bisedimet në takimin e Grupit 20 këtë javë dhe detyrojnë zyrtarët që të lejnë pasdore nga rendi i ditës çështje kontestuese tregtare, ka thënë ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble në intervistë për Reuters.

Duke folur në prag të takimit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore G20 në qytezën gjermane Baden-Baden të premten dhe të shtunën, Shojble ka vlerësuar se edhe më tej është e paqartë nëse G20 do të ruajë “gjuhën e përbashkët”, e cila promovon tregtinë e lirë dhe lirinë e tregut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme