Bashkimi Evropian (BE) bëri të ditur se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tij në lidhje me Lartësirat e Golanit të pushtuara nga Izraeli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komentet e BE-së erdhën përmes një deklarate të përfaqësisë së saj në Izrael për gazetën Haaretz, një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi planet për të njohur kontrollin izraelit mbi rajonin e pushtuar.
“Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e BE-së. BE nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi rajonet e pushtuara nga qershori i vitit 1967, përfshirë edhe Lartësirat e Golanit, dhe nuk i konsideron këto rajone si pjesë e Izraelit”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Ndryshe, presidenti amerikan Trump dje në Twitter shkroi se “pas 52 viteve, për SHBA-në ka ardhur koha e plotë për të njohur plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e Golanit”.
Izraeli e mban të pushtuar rajonin që nga viti 1967.
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot