Google ADS

Qendra e reagimit të shpejtë të NATO-s vendoset në Gjermani

22:12 | 1 Qershor 2018
A. B.

Një qendër e re e komandës për reagim të shpejtë të NATO-s do të vendoset në qytetin jugor gjerman Ulm.

Qendra do të vendoset në kazermat e Wilhelmsburg,  në Hamburg, që tashmë është vendndodhja e një qendre komande shumëkombëshe për ndërhyrjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizave.

Vendimi për vendosjen e qendrës së komandës në Ulm, do të njoftohet zyrtarisht në fund të javës së ardhshme, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që mbahet në Bruksel, njoftoi një burim i Aleancës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme