Jakrapanth Thomma që vra së paku 26 persona dhe lëndoi 57 të tjerë, shumicën prej të cilëve në një qendër tregtare në Nakhon Ratchasima të Tajlandës, është qëlluar për vdekje nga forcat e rendit.
Ushtari 32-vjeçar, që për një kohë nuk dihej se ku ndodhej brenda qendrës tregtare, u vra me një breshëri plumbash, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e shpërndara, shihen mbrojtësit e rendit teksa qëndrojnë në mesin e mallrave të ndryshme, ndërsa në sfond dëgjohen plumbat në drejtim të ushtarit tajlandez.
Thomma e ka vrarë së pari komandantin e tij dhe dy ushtarë tjerë, para se të nisej me një veturë të vjedhur, për të qëlluar me armë nëpër rrugë, përfshirë edhe në një tempull budist.
Sulmin mizor që e kreu gjatë ditës së djeshme, ai e shfaqi drejtpërdrejt në Facebook, ndërsa nuk hezitoi të bënte edhe një selfie para qendrës tregtare ku e shkaktoi një shpërthim.
Motivet e këtij sulmi, nuk janë bërë të ditura, mirëpo raportohet se ai kishte pasur probleme me blerjen e një prone dhe është hakmarrë te njerëzit e pafajshëm.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...