Mbesa 4-vjeçare e George Floyd, Arianna Delane, ishte duke fjetur në shtartin e saj kur u qëllua për vdekje në orët e para të Vitit të Ri.
Policia e Hjustonit ka raportuar se disa persona kanë qëlluar në drejtim të apartamentit ku jetonte vajza, në bllokun 3300 të bulevardit Yelloëstone në pak para orës 3 të mëngjesit të 1 janarit, transmeton portal arbresh.info
Në ato momente, në shtëpi ishin edhe katër të rritur dhe dy fëmijë.
https://twitter.com/MycahABC13/status/1478442071367237638?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1478442071367237638%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.newsweek.com%2Fgeorge-floyd-nice-shot-while-sleeping-1665711
“Vajza ime u hodh dhe tha: “Babi, më kanë qëlluar” dhe unë u trondita derisa pashë gjakun dhe kuptova se vajza ime 4-vjeçare ishte goditur me të vërtetë”, tha babai i saj Derrrick Delane për ABC13. “Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ajo ishte në gjumë”.
Vajza është dërguar në spital nga nëna e saj, por nuk ka arritu t’i mbijetojë plagëve, pasi ajo pësoi dëmtime në mushkëri, mëlçi dhe kishte tre brinjë të thyera.
Policia ka deklaruar se ende nuk dihen shkaqet e vrasjes.
Floyd, 46 vjeç, vdiq më 25 maj 2020, pasi një oficer i bardhë i Minneapolisit u gjunjëzua në qafën e tij për më shumë se nëntë minuta.
Videoja e vrasjes së tij u kap nga një kalimtar i rastësishëm, e cila u përhap me shpejtësi në mediat sociale dhe shkaktoi trazira në disa pjesë të botës. Oficeri, Derek Chauvin, u pushua nga puna dhe më vonë u dënua me mbi 22 vjet burg për vrasjen e Floyd./arbresh.info/
ShKKSh-ja e policia e gjejnë istogasin e shpallur të humbur
Kryeministri Kurti takoi artistë dhe profesionistë të rinj t...
Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës ...
Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucion...
Rama ndanë pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Koso...
Osmani takon ministren e Australisë, diskutojnë për thellimi...