Qëllohet në fytyrë valltarja, pauzoi vallëzimin në një dasmë

18:25 | 6 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Një valltare indiane është hospitalizuar pasi u qëllua në fytyrë, sepse e ndaloi performancën në një dasmë.

Në videon e incidentit, gruaja shihet duke kërcyer në skenë. Ajo pauzon, dëgjohet një e shtënë me armë dhe gruaja bie në tokë duke mbajtur fytyrën, transmeton portali arbresh.info.

Policia i tha BBC-së se ata kanë identifikuar qitësin në video, i cili është në arrati.

Incidenti ndodhi gjatë një feste martese në 1 dhjetor në një fshat në shtetin Uttar Pradesh.

Sidoqoftë, ajo doli në dritë vetëm disa ditë më vonë, pasi videoja u shpërnda gjerësisht në platformat e mesazheve.

“I dyshuari është në arrati, por ne kemi besim se do ta arrestojmë së shpejti,” i tha policia BBC-së.

Dhuna e dasmës është një fenomen i zakonshëm në pjesë të caktuara të vendit, ku shumë të ftuar mbajnë armë – kryesisht për të shtënë në ajër për të festuar këtë rast./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme