Qëllohet gjatë mitingut në Pensilvani Donald Trump

07:02 | 14 Korrik 2024
E.H

Ish presidenti amerikan Donald Trump eshte qelluar gjate nje mitingu ne Pensilvani.

Ish presidenti shihet i gjakosur pas veshi , ndersa merret nga rojet e sigurise.

Trump po tregonte një grafik të numrave të kalimit kufitar kur u dëgjuan të shtënat.

Në veshin e majtë dhe në fytyrën e ish-presidentit dukeshin shenja gjaku pas atyre që u dukën se ishin të shtëna e që vinin nga një drejtim i panjohur. Nuk ishte e qartë se çfarë ndodhi, por Trump fillimisht u pa të ulej në tokë, ndërkohë që agjentët e shërbimit të sekret nxituan për ta ngritur dhe larguar menjëherë nga podiumi.

Kur po largohej, ai ngriti një grusht drejt turmës, e cila thërriste: “SHBA, SHBA”.

Incidenti vjen pas një dite të ngjeshur fushatash për zotin Trump dhe ish-Presidentin Joe Biden në garën presidenciale të 2024-ës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme