Qasem Soleimani: Pse vrasja e tij është lajm i mirë për militantët e Shtetit Islamik

21:22 | 10 Janar 2020
Trina Galanxhi

Grupi terrorist ISIS ka mirëpritur vdekjen e gjeneralit Iranian, Qasem Solemani, kreun e forcave elitare të Quds.

Përmes një deklarate, ky grup e ka përshkruar vdekjen e gjeneralit si një veprim të ndërhyrjes hyjnore, transmeton portal arbresh.info

Sidoqoftë, nuk e përmendi fare SHBA-në e cila kreu sulmin vdekjeprurës kundër gjeneralit më 3 janar në Bagdad.

Vendimi i presidentit Donald Trump për të vrarë gjeneralin Soleimani ka nxjerrë në sipërfaqe një zinxhir pasojash, një nga ta është e lufta e papërfunduar nga xhihadistët.

Një lajm tjetër i mirë për xhihadistët është se Parlamenti irakian kaloi një mocion duke kërkuar një tërheqje të menjëhershme të forcave amerikane nga vendi.

ISIS ka përjetuar disa humbje gjatë viteve të fundit dhe u rigjenerua nga rrënojat e një grupi të mëparshëm në Irak, al-Qaeda.

Një operacion i madh ushtarak në 2016 dhe 2017 ishte i nevojshëm për t’i dhënë fund kontrollit IS të territorit që trondit Irakun dhe Sirinë.

Shumë luftëtarë xhihadistë përfunduan të vdekur ose në burg. Por kjo nuk e vrau organizatën.

Ajo është akoma active në tokat e saj në Irak dhe Siri, duke ngritur prita, duke zhvatur fonde dhe duke marrë jetë tjera.

Shteti irakian ka njësi efektive të ushtrisë dhe policisë elitare, të trajnuar kryesisht nga amerikanët dhe aleatët evropianë që iu bashkuan luftës kundër ISIS.

Që nga vrasja e Soleimanit, Amerika ka ndërprerë të gjitha trajnimet dhe operacionet, ndërsa njejtë kanë vepruar edhe Danimarka dhe Gjermania.

Gjermanët po tërheqin trajnerët ushtarakë për në Jordan dhe Kuvajt.

Tani për tani, forcat irakiane janë duke marrë pjesën më të madhe të rreziqeve në terren nëpër operacionet kundër Shtetit Islamik. Por, si dhe në trajnime, ata janë mbështetur në ndihmën e rëndësishme logjistike nga forcat amerikane, të cilët tani po gjuajnë në bazat e tyre.

Kru Trump vendosi të vrasë Soleimanin, Shtetit Islamik iu është ‘bërë një dhuratë’ nga armiku i përbetuar i tyre, Amerika.

Në vitin 2014, xhihadistët kaluan në ofensivë, duke kapur një copëz të gjerë të Irakut, duke përfshirë Mosulin, qytetin e dytë të vendit.

Kleriku kryesor shiit në Irak, Ayatollah i Madh Ali al-Sistani, lëshoi një thirrje  për të luftuar ekstremistët suni.

Mijëra vullnetare Shiia dhe Soleimani me forcat e tij Quds ishin pjesë e madhe e shëndrimit të tyre në një njësi të armatosur.

Militantët ishin armiq të pamëshirshëm, shpesh brutalë të IS.

Tani, grupet e mbështetur nga Irani janë zhytur në ushtrinë e Irakut nën një organizatë ombrellë të quajtur Mobilizimi Popullor. Drejtuesit më të spikatur të milicisë janë bërë liderë të fuqishëm politikë.

Në vitet pas vitit 2014, SHBA dhe milicitë u përballën me të njëjtin armik. Por militantët shiitë tani duken të sigurtë se do të kthehen në rrënjët e tyre, të cilat shtrihen në luftën kundër okupimit të udhëhequr nga SHBA-të, pas pushtimit të 2003, transmeton portali arbresh.info

Ata vranë shumë ushtarë amerikanë, të ndihmuar nga stërvitja dhe armët më të mira të furnizuara nga Soleimani, kjo ishte një nga arsyet që dha presidenti Trump për urdhërimin e sulmit javën e kaluar.

Mëqenëse Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Iranit në vitin 2018, amerikanët dhe iranianët kanë qenë duke u ‘fërkuar’ drejt luftës.

Një sulm në fund të dhjetorit në një bazë në Irakun verior që vrau një kontraktues amerikan u përgjigj nga sulmet ajrore që vranë të paktën 25 luftëtarë nga një grup i quajtur Hezbollah.

Udhëheqësi i tyre, Abu Mahdi al-Muhandis, u takua me Soleimanin në aeroportin e Bagdadit dhe u hodh në copa së bashku me të në të njëjtën makinë.

Në një gazetë të publikuar nga Shteti Islamik thuhet se Soleimani dhe al-Muhandis vdiqën në duart e ‘aleatëve’ të tyre, duke iu referuar SHBA-ve.

Në atë artikull thuhej se armiqtë e ISIS-it  janë në luftë me njëri-tjetrin, gjë që do të kullonte energjinë dhe burimet e tyre dhe në fund të fundit do të përfitonin xhihadistët.

Historia ka treguar se ekstremistët xhihadistë lulëzojnë më së shumti kur ata mund të përfitojnë nga paqëndrueshmëria, kaosi dhe armiqtë e dobësuar, të ndarë.

Kjo ka ndodhur më parë dhe ka një shans të fortë që do të ndodhë përsëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme