Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka humbur durimin kur është pyetur për pretendimet e Rusisë se po shënjestron vetëm objektet ushtarake të Ukrainës.
Vitali kishte dalë rrugëve të kryeqytetit të Ukrainës, për të parë nga afër dëmet materiale që ishin shkaktuar nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse, dhe të vizitojë të lënduarit, raporton Nexta përcjell arbresh.info
Por derisa po ecte pranë rrënojave, u pyet nga gazetarët se si i komenton deklaratat e Kremlinit se kanë për objektiv vetëm ushtrinë dhe makinerinë ushtarake të Ukrainës.
Klitschko tha se është lodhur nga propaganda ruse duke ia bërë me dije gazetarëve me gisht, se nëse objektet që po shohin pas po i ngjasojnë objekteve ushtarake.
Vitali #Klitschko, the mayor of #Kyiv is tired of refuting the #Russian propaganda narrative that the Russian army hits only military targets. pic.twitter.com/QPKFY7NCPJ
— NEXTA (@nexta_tv) March 17, 2022
Bëhej fjalë për ndërtesa kolektive që ishin shkatërruar nga bombat e aeroplanëve rusë, dhe që për asnjë moment nuk po i ndalin sulmet mbi civilët.
“Janë broçkulla ato që po thuhen. A ju duken këto objekte si objekte ushtarake”, tha Klitschko me nervozizëm. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën