Presidenti rus, Vladimir Putin ka miratuar publikisht evakuimin e civilëve nga pjesë të rajonit jugor Kherson, Ukrainë.
Kjo është shenja më e fundit e tërheqjes së Moskës në zonën, e cila është nën pushtimin rus – por trupat ukrainase po bëjnë përparime aty pranë.
“Tani, sigurisht, ata që jetojnë në Kherson duhet të hiqen nga zona e veprimeve më të rrezikshme, sepse popullsia civile nuk duhet të vuajë”, u tha Putini aktivistëve pro-Kremlinit në Ditën e Unitetit Kombëtar të Rusisë.
Moska tashmë ka transportuar njerëz nga bregu perëndimor i lumit Dnipro dhe këtë javë njoftoi se zona e evakuimit do të përfshijë gjithashtu një zonë tampon 15 kilometra në bregun lindor.
Por komentet duket se janë hera e parë që Putin ka miratuar personalisht evakuimet.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...