Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se Putini po përpiqet të rivizatojë me forcë hartën e Evropës.
“Këto ngjarje shënojnë fillimin e një epoke të re. Putin po përpiqet të nënshtrojë një vend mik evropian.
Ai po përpiqet të rivizatojë me forcë hartën e Evropës. Ai duhet dhe do të dështojë”, deklaroi Von der Leyen.
Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentin francez, Emannuel Macron, ajo tha se ne po kufizojnë aksesin e Rusisë në teknologjinë thelbësore, të tilla si gjysmëpërçuesit ose softuerët më të avancuar.
“Diplomatët dhe grupet e lidhura me to dhe njerëzit e biznesit nuk do të kenë më akses të privilegjuar në Bashkimin Evropian”, deklaroi ajo, derisa foli për vizat./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”