Më 29 maj, presidenti rus Vladimir Putin miratoi zyrtarisht një projektligj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Moska.
Më herët Putini kishte shpallur ligj ushtarak në zona të caktuara të Ukrainës nën kontrollin rus.
Nën këtë gjendje, mbajtja e zgjedhjeve është e ndaluar. Megjithatë, ligji i sapo miratuar lejon që zgjedhjet të zhvillohen edhe gjatë gjendjes së luftës, me kusht që organizatat e mbrojtjes dhe të sigurisë të japin miratimin e tyre.
Më 18 maj, Duma e Shtetit rus miratoi në leximin e tretë dhe përfundimtar projektliginj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve sipas ligjit ushtarak.
Dokumenti do të lejojë Moskën të mbajë zgjedhje parlamentare dhe lokale në territoret e Ukrainës të kontrolluara prej saj.
Në tetor të vitit 2022, Moska njoftoi aneksimin e rajoneve Donjeck, Zaporizhja, Luhansk dhe Herson të Ukrainës. Nga pikëpamja e legjislacionit rus, këto rajone janë të Rusisë.
Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk i njohin pretendimet e Rusisë mbi këto territore.
Megjithatë, me dekret të presidentit rus Vladimir Putin në të gjitha këto rajone është shpallur gjendje lufte dhe veprohet me ligjin ushtarak.
Aktualisht, sipas ligjit ushtarak rus, në rajonet ku është futur një regjim i tillë, referendumet, zgjedhjet për autoritetet shtetërore dhe qeveritë lokale nuk zhvillohen.
Por në të njëjtën kohë, ligjet për pranimin e subjekteve të reja në Rusi thonë se zgjedhjet duhet të mbahen në këto rajone në vjeshtën e vitit 2023.
Sipas paketës së ligjeve të miratuar më 18 maj, projektligji, i cili duhet të miratohet nga dhoma e lartë e Parlamentit, Këshilli i Federatës, dhe të nënshkruhet nga Putini për të hyrë në fuqi, lejon zgjedhjet gjatë gjendjes nën ligjin ushtarak me miratim nga organet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...